Superkompjuteri i parë në Evropë i aftë për të kryer më shumë se një kuintilion (1 000 000 000 000 000 000) operacione llogaritëse në sekondë do të ndërtohet në një qendër kërkimore në Gjermaninë Perëndimore. ”Fuqia llogaritëse e pajisjes do të kalojë atë të pesë milionë laptopëve së bashku”, njoftoi Qendra Kërkimore ”Julich” pranë Këlnit. I ashtuquajturi ”computer exascale”, që do të ndërtohet nga gjiganti IBM dhe do të quhet ”Jupiter”, synon të zgjidhë pyetjeve të rëndësishme dhe urgjente shkencore në lidhje me ”ndryshimet klimatike, si të luftohen pandemitë dhe prodhimin e qëndrueshëm të energjisë”. Kostoja e kompjuterit është 500 milionë euro (524 milionë dollarë). Gjysma e fondeve do të vijë nga iniciativa evropiane e superkompjuterëve ”EuroHPC EU” dhe gjysma tjetër nga Ministria gjermane e Arsimit dhe Ministria e Shkencës e landit të North Rhine-Westphalia.
Gjermania ndërton ”Jupiter”’-in me një kuintilion operacione në sekondë
RELATED ARTICLES