Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGjermania miraton rritjen e eksporteve të armatimeve në Izrael

Gjermania miraton rritjen e eksporteve të armatimeve në Izrael

Qeveria gjermane ka miratuar një rritje masive të eksporteve të armëve dhe pajisjeve ushtarake në Izrael nga kompanitë gjermane, veçanërisht të pajisjeve të mbrojtjes ajrore dhe të komunikimit ushtarak. “Autoritetet gjermane lejuan eksportin e armëve në Izrael me vlerë pothuajse 303 milionë euro (323 milionë dollarë) deri më 2 nëntor”, sipas Ministrisë së Ekonomisë. Kjo përbën pothuajse 10 herë më shumë eksporte në Izrael sesa miratoi Gjermania në të gjithë vitin 2022, kur prodhuesit i shitën Izraelit armë me vlerë rreth 32 milionë euro. Deri më tani, numërohen gati 85% e 218 lejeve individuale të eksportit të armëve, që nga sulmi i grupit militant palestinez Hamas më 7 tetor. Që atëherë, janë miratuar 185 aplikime për licensë nga Izraeli. Ministria gjermane e Ekonomisë duhet të autorizojë eksportet e armëve nga Gjermania në konsultim me Ministrinë e Jashtme dhe Zyrën e kontrollit të eksporteve (BAFA). Në raste veçanërisht të rralla, përfshihet Këshilli i Sigurimit të Gjermanisë. Sipas burimeve, armët si raketat apo predhat artilerie përbënin vetëm 6% të vëllimit të përgjithshëm, me një vlerë prej më pak se 19 milionë euro. Pajisjet e tjera të mbrojtjes, duke përfshirë automjete të blinduara, kamionë ushtarakë, dhe produkte të tjera, përbënin pjesën më të madhe të eksporteve në më pak se 284 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ