Friday, April 18, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGjermania kritikon Iranin për nxitje të luftës në Ukrainë

Gjermania kritikon Iranin për nxitje të luftës në Ukrainë

Gjermania ka kritikuar ashpër dërgesat e armëve iraniane në Rusi, duke thënë se ato kanë përkeqësuar pushtimin e Ukrainës. “Dronët luftarakë iranianë i kanë dhënë Rusisë mjete shtesë për të sulmuar infrastrukturën civile dhe për të terrorizuar civilët ukrainas”, tha ambasadorja gjermane në OKB, Antje Leendertse, dje gjatë një takimi të Këshillit te Sigurimit të OKB-së. Leendertse i kërkoi Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara të pranojë thirrjen e Kievit për të hetuar dëshmitë e rolit të Iranit në konfliktin Rusi-Ukrainë. Ajo kritikoi gjithashtu Iranin për zgjerimin e programit të tij të pasurimit të uraniumit. “Programi bërthamor i Iranit është më i avancuar se kurrë ndonjëherë dhe po bëhet një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha ambasadorja. Aktualisht, Irani pasuron uranium në një nivel pastërtie prej 60%, për të cilin Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se është nën nivelin 90% të kërkuar për armët bërthamore. Një marrëveshje ndërkombëtare e vitit 2015 e kufizon Iranin në vetëm 4% të pasurimit të uraniumit, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. Por Irani filloi të shkelte kushtet e kësaj marrëveshjeje në vitin 2018, pasi SHBA-ja u largua. Dërgesat e dronëve në Rusi shihen gjithashtu si shkelje e marrëveshjes së vitit 2015 dhe të rezolutës përkatëse të OKB-së.https://ata.gov.al/2022/12/20/nju-jork-gjermania-kritikon-iranin-per-nxitje-te-luftes-ne-ukraine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ