Tuesday, October 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGjermania kërkon arrestimin e zhytësit ukrainas për sabotimin e ”Nord Stream”

Gjermania kërkon arrestimin e zhytësit ukrainas për sabotimin e ”Nord Stream”

Polonia konfirmoi sot se ka marrë një urdhërarresti gjerman për një ukrainas, i cili thuhet se është i dyshuar për sabotimin e gazsjellësit ”Nord Stream” në vitin 2022. Media gjermane tha më herët se prokurorët kishin lëshuar një urdhërarresti për një zhytës ukrainas, të quajtur Volodymyr Z, që ata besojnë se ka ndihmuar në vendosjen e pajisjeve shpërthyese në tubacion. Zyra e prokurorit polak tha se kishte marrë urdhërarrestin për të dyshuarin në qershor – në lidhje me procedimet kundër tij në Gjermani. “Përfundimisht, Volodymyr Z nuk u ndalua, pasi u largua nga territori i Polonisë në fillim të korrikut të këtij viti, duke kaluar kufirin polako-ukrainas”, tha zyra e prokurorit në një email. Katër rrjedhje të mëdha gazi u zbuluan në dy tubacionet e Nord Stream jashtë ishullit danez të Bornholm në fund të shtatorit 2022. Gazsjellësit kishin qenë në qendër të tensioneve gjeopolitike – pasi Rusia ndërpreu furnizimet me gaz në Evropë, si një hakmarrje ndaj sanksioneve perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Prokurorët polakë thanë se i dyshuari u largua nga Polonia për shkak se drejtësia gjermane gjatë lëshimit të urdhrit, nuk e kishte përfshirë atë në bazën e të dhënave të personave të kërkuar. “Roja Kufitare Polake nuk kishte njohuri dhe asnjë arsye për ndalimin e Volodymyr Z”, tha zyra e prokurorit. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, Polonia ka qenë një nga mbështetëset më të vendosura të Ukrainës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments