Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Barbock njoftoi një shtesë prej 200 milionë eurosh (218 milionë dollarë) për të mbështetur ukrainasit gjatë dimrit të tyre të tretë të luftës, mes sulmeve të vazhdueshme të Rusisë ndaj infrastrukturës.
”Paratë do të përdoren në mënyrë që shtëpitë afër vijës së frontit pa furnizime me energji të mund të marrin gjithashtu karburant dhe ukrainasve mund t’u sigurohen gjërat thelbësore si batanije ose pallto të ngrohta dimri për t’i mbrojtur ata nga temperaturat e ulëta”, tha ajo në një takim me homologun e saj ukrainas, Andrii Sybiha në kryeqytet.
”Presidenti rus Vladimir Putin tani po kërkon ndihmë ushtarake nga Koreja e Veriut dhe po dyfishon përpjekjet e tij në Ukrainën lindore”, tha Baerbock.
Ai po synon qëllimisht linjat e shpëtimit në të gjithë vendin, duke bombarduar termocentrale dhe duke shkatërruar linjat e energjisë në atë që ajo e përshkroi si një strategji perfide, me pothuajse dy të tretat e infrastrukturës energjetike të Ukrainës të shkatërruar, duke i lënë njerëzit pa energji elektrike dhe ngrohje.
Ndihma shtesë humanitare nuk është mbështetje për sektorin e energjisë, por është parashikuar për masat e ndihmës emergjente dimërore për publikun, si lëndë djegëse të ngurta për shtëpitë afër vijës së frontit, izolim, veshje dimërore, batanije dhe ndihmë në para’.
Kjo shumë e fundit e çon ndihmën gjermane të Ukrainës për qëllime humanitare – siç është pastrimi i minave – në 390 milionë euro