Gjermania i ka shpëtuar një gjobe me vlerë miliona euro nga Bashkimi Evropian, pas një mosmarrëveshjeje një-vjeçare për heqjen e ujit të ndotur me nitrate, tha një zëdhënëse e Komisionit Evropian. Komisioni e pushoi çështjen kundër Gjermanisë pas shpalljes se rregullave të reja mbi rregulloret e plehrave dje në Berlin. Mosmarrëveshja për plehra ka vite që vazhdon. Në vitin 2018, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) tha se Gjermania nuk po bënte mjaftueshëm për të luftuar sasinë e nitrateve në ujërat e saj nëntokësore, dhe në këtë mënyrë po shkelte ligjin e BE-së. Nitratet vijnë kryesisht nga plehrat bujqësore. BE-ja ka vendosur kufizime në nivelet e nitratit, pasi nivelet e tepërta dëmtojnë mjedisin dhe paraqesin rreziqe serioze për shëndetin. Nëse qeveria gjermane do të ishte dënuar nga autoriteti evropian, do të kishte marrë një gjobë prej të paktën 17.25 milionë euro (18.5 milionë dollarë). “Ajo gjithashtu do të duhej të paguante një gjobë deri në 1.1 milion € në ditë”, sipas Ministrisë gjermane të Bujqësisë. Nitratet janë të rëndësishme për rritjen e bimëve, por kur përdoren shumë plehra në bujqësi, mbetjet mund të grumbullohen në ujërat nëntokësore, lumenj dhe det. atsh
Gjermania i shpëton gjobës së BE-së për çështjen e plehrave
RELATED ARTICLES