Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGjermania i ofron mbështetje Izraelit

Gjermania i ofron mbështetje Izraelit

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius i ka ofruar homologut të tij izraelit Yoav Gallant mbështetje të mëtejshme pas vrasjes së paprecedentë të civilëve izraelitë nga grupi militant islamik, Hamas. ”Deri tani, zyrtarët izraelitë ishin përgjigjur se ata nuk kanë nevojë për mbështetje të natyrës ushtarake apo teknike”, tha Pistorius. ”Ka të bëjë me mbështetjen politike. Një mbështetje e tillë ishte e dhënë. Dhe sapo mund të japim ndihmë të natyrës humanitare, oferta është aty, por deri më tani nuk është kërkuar”, theksoi ai. Hamasi, grupi militant që sundon Gazën, nisi një sulm në shkallë të gjerë kundër Izraelit të shtunën, duke vrarë të paktën 1200 njerëz dhe duke rrëmbyer rreth 100 të tjerë. Izraeli u përgjigj me sulme ajrore të vazhdueshme në enklavën bregdetare të mbushur dendur. ”Të paktën 900 njerëz kanë vdekur në Gaza”, thonë zyrtarët e shëndetësisë atje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments