Gjermania është e gatshme të mbështesë projektet e rindërtimit nëse arrihet një armëpushim në Rripin e Gazës, tha sot Ministrja e Zhvillimit, Reem Alabali Radovan.

“Ne tashmë kemi një projekt, për shembull strehime të përkohshme” , tha ministrja për radion “Deutschlandfunk”.  Ato janë tashmë të financuara. Janë gati”.

Ajo theksoi se “një pjesë e madhe e Rripit të Gazës është shkatërruar. Kjo do të thotë se njerëzit nuk kanë çati mbi kokë dhe pothuajse nuk ka më infrastrukturë”.

“Situata higjienike për civilët është gjithashtu katastrofike”,  paralajmëroi Alabali Radovan, duke shtuar se ministria e saj mund të ofrojë mbështetje me pajisje sanitare, furnizim me ujë dhe largimin e rrënojave.

“Këto janë vetëm disa shembuj ku kemi përvojë dhe ku mund të ofrojmë mbështetje të menjëhershme,” shtoi ajo.

Alabali Radovan sheh si grupin militant palestinez  Hamas, ashtu edhe qeverinë izraelite, të detyruar të mbyllin një marrëveshje paqeje, ndërsa negociatat vazhdojnë në Egjipt mbi planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump.

“Të dyja palët janë tani përgjegjëse për finalizimin e një armëpushimi të mundshëm”, tha ajo.

Ministrja pritet të prezantojë sot  një plan për riorientimin e politikës gjermane të zhvillimitnë Berlin, së bashku me zëvendëskancelarin Lars Klingbeil, kolegun e saj nga Partia Socialdemokrate (SPD)