Qeveria gjermane synon ta bëjë më të lehtë dhe më të shpejtë marrjen e shtetësisë, tha kancelari Olaf Scholz. “Burrat dhe gratë që kanë ardhur në Gjermani në dekadat e fundit kanë kontribuar shumë për ta bërë ekonominë tonë aq të fortë sa është sot. Disa prej tyre kanë jetuar në Gjermani për breza dhe breza, kanë fëmijë dhe nipër”, tha Scholz në mesazhin e tij javor. Më pas, Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Fesser , sqaroi se plani i qeverisë parashikon të drejtën e natyralizimit pas pesë vjetësh në vend të tetë vjetëve, siç është sot. Ajo gjithashtu vuri në dukje se mundësia e fitimit të shtetësisë së dyfishtë duhet të zgjerohet. “Shkurtimi i afateve është një nxitje për integrim,” tha Nancy Fraser.https://lajme.rtsh.al/artikull/gjermania-gati-te-lehtesoje-marrjen-e-shtetesise-per-emigrantet-scholz-kane-kontribuar-per-ta-bere-ekonomine-tone-te-forte
Gjermania gati të lehtësojë marrjen e shtetësisë për emigrantët
RELATED ARTICLES