Numri i lartë i refugjatëve nga Ukraina dhe vende të tjera, në Gjermani do të jetë fokusi i diskutimeve në mbledhjen e sotme midis qeverisë federale dhe komuniteteve lokale anembanë vendit, në Berlin. Mbi një milion banorë nga Ukraina kanë mbërritur në Gjermani që nga pushtimi rus në vendin e tyre në shkurt. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser shprehu dje shqetësimin për rritjen e numrit të migrantëve që hyjnë në Gjermani nëpërmjet të ashtuquajturës rrugë ballkanike nga Lindja e Mesme. Faeser tha për (ARD) se ajo po ndërmerrte masa në nivel të BE-së për të kufizuar lëvizjen e refugjatëve dhe migrantëve kudo në Ballkan. Faeser tha se qeveria federale po shqyrtonte mundësitë për të ofruar mbështetje shtesë për komunat duke i shndërruar pronat e paluajtshme federale të papërdorura në vendstrehime. Kreu i opozitës konservatore të CDU-së, Friedrich Merz provokoi një reagim të fortë muajin e kaluar kur ai akuzoi refugjatët ukrainas për “turizëm social”, pasi ata kishin të drejtën për siguri bazë sipas Aktit të Përfitimeve të Azilkërkuesve. Më vonë, ai kerkoi falje për deklaratën e tij. Kërkesat për azil janë rritur edhe në Gjermani krahasuar me vitin e kaluar. Pothuajse 135 000 refugjatë aplikuan për azil për herë të parë nga fillimi i vitit deri në shtator, 35% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.http://ata.gov.al/2022/10/11/fokus-gjermania-e-shqetesuar-nga-fluksi-i-refugjateve-ukrainas-dhe-mberritjet-permes-rruges-ballkanike/
Gjermania e shqetësuar nga fluksi i refugjatëve ukrainas
RELATED ARTICLES