Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGjermania do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e...

Gjermania do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Gjermania do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, deklaroi kancelari Olaf Scholz në Davos. “Ukraina po mbrohet me sukses të madh dhe guxim mbresëlënës,” i tha Scholz elitës politike dhe të biznesit në Forumin vjetor Ekonomik Botëror. Përpjekjet e Ukrainës, të ndihmuara nga përgjigja e aleatëve ndërkombëtarë të Kievit, kanë bërë që Rusia tashmë të dështojë plotësisht në arritjen e qëllimeve të saj imperialiste”, theksoi ai. Ai nënvizoi mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës nga vendet e pasura të Grupit të Shtatë (G7), duke vënë në dukje se Gjermania dha 12 miliardë euro (12.9 miliardë dollarë) vitin e kaluar. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme,” theksoi ai. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments