Gjermania dhe Mongolia kanë planifikuar të bashkëpunojnë në fushat e energjisë, infrastrukturës dhe lëndëve të para, deklaroi dje në Berlin kancelari gjerman, Olaf Scholz. “Bashkëpunimi me demokracitë si Mongolia është me rëndësi strategjike për Gjermaninë”, tha Scholz pas bisedimeve me kryeministrin mongol, Luvsannamsrain Oyun-Erdene. “Gjermania është përpjekur të reduktojë varësitë e saj nga shtetet individuale, veçanërisht kur bëhet fjalë për lëndët e para të rëndësishme strategjike, edhe para se Rusia të fillonte luftën kundër Ukrainës”, tha Scholz. “Në strategjinë tonë të diversifikimit, Mongolia do të bëhet një partner i rëndësishëm për shumë lëndë të para si, bakri dhe metalet e rralla të tokës”, tha ai. Oyun-Erdene tha se Mongolia dëshironte të intensifikojë bashkëpunimin në fushat e energjisë, infrastrukturës. Të dy udhëheqësit ranë dakord që Mongolia të dërgonte 1000 inxhinierë praktikantë në Gjermani për qëllime arsimore. “Gjermania është partneri më i madh i Mongolisë në BE”, tha Oyun-Erdene. “Mongolia po përpiqet gjithashtu të përmirësojë kuadrin ligjor për investitorët”, shtoi ai.https://ata.gov.al/2022/10/15/berlin-gjermania-dhe-mongolia-zgjerojne-bashkepunimin-ne-fushat-e-energjise-infrastruktures/