Qeveria gjermane ka rënë dakord me Komisionin Evropian për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për ndalimin e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme, njoftuan të shtunën zyrtarë nga të dyja palët. Mosmarrëveshjet midis Berlinit dhe Brukselit për ndalimin e rënë dakord ishin përqendruar në faktin nëse prodhuesit do të ishin ende në gjendje të prodhonin makina duke përdorur të ashtuquajturat e-karburante pas vitit 2035. “Kemi gjetur një marrëveshje me Gjermaninë për përdorimin e ardhshëm të karburanteve në makina”, shkroi në Twitter nënkryetari i Komisionit të BE-së Frans Timmermans. “Ne do të punojmë tani për miratimin e standardeve të CO2 për makinat sa më shpejt të jetë e mundur, dhe Komisioni do të ndjekë me shpejtësi hapat e nevojshëm ligjorë,” shkroi ai. Ministri gjerman i Transportit Volker Wissing, i cili kishte shtyrë për ndryshimin, shkroi se “automjetet me motorë me djegie të brendshme mund të regjistrohen ende pas vitit 2035 nëse mbushen ekskluzivisht me karburante neutrale ndaj CO2”. atsh