Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGjermania arrin objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes

Gjermania arrin objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes

Për herë të parë pas tri dekadave, Gjermania ka njoftuar NATO-n për shpenzimet e planifikuara të mbrojtjes që arrijnë të paktën 2% të PBB-së. Sipas hulumtimit të DPA-së, qeveria gjermane raportoi se ka ndarë ekuivalentin prej 73,41 miliardë dollarësh për shpenzimet e mbrojtjes në vitin aktual. Kjo është një shifër rekord për Gjermaninë në terma absolutë dhe do të ishte 2,01% e PBB-së, sipas parashikimit aktual të NATO-s. Në të kaluarën, sipas dokumenteve nga arkivat e NATO-s, Gjermania shpenzoi për herë të fundit 2% të PBB-së së saj në vitin 1992. Në vitet e Luftës së Ftohtë, raporti ishte zakonisht mbi 3%. Zhvillimi i shpenzimeve të mbrojtjes të vendeve të NATO-s do të diskutohet nesër, në një takim të ministrave të Mbrojtjes në selinë e NATO-s në Bruksel. Pritet që rreth 20 nga 31 shtetet e NATO-s të arrijnë objektivin prej 2% këtë vit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments