Gjermania do të investojë 576 milionë euro (620 milionë dollarë) pjesë e një fondi të krijuar nga Republika Çeke për t’i dhënë Ukrainës municionet e nevojshme mes të pushtimit të vazhdueshëm rus. “Fondi që po ofrohet është për prokurimin e 180,000 predhave artilerie”, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Gjermani.
Republika Çeke do të blejë 800,000 predha nga vendet jashtë Bashkimit Evropian për të mbështetur trupat ukrainase, të cilat po përballen me një mungesë municionesh ndërsa përpiqen të zmbrapsin forcat e Moskës. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius njoftoi pjesëmarrjen e Berlinit në nismë në mars pas një takimi të Grupit të Kontaktit të Ukrainës në bazën ajrore amerikane në Ramstein.