Ambasada Gjermane bëri të ditur se, me rreth 25 milionë euro mbështetje nga taksapaguesit gjermanë (nga të cilat më shumë se gjysma si grant), në këtë “qendër do të realizohet në të ardhmen para-seleksionimi i mbeturinave sipas standardeve të BE-së, duke i ndarë ato për riciklim ose depozitim.

Ambasada gjermane e cilësoi këtë arritje si një gur kilometrik për vendin.

“Në Vlorë, hapja e parashikuar e landfillit do të sjellë një ndryshim të dukshëm dhe të ndjeshëm. Një pamje më e pastër e qytetit, ndikim shumë më të ulët në mjedis, më pak gazra të dëmshme pranë zonave të banuara dhe plazheve, thekson ambasada gjermane.

“Me mbështetjen e gjerë në fushën e menaxhimit të mbeturinave, që shtrihet përtej Vlorës, Gjermania synon që përmes një përmirësimi të gjerë të shërbimeve publike të bëjmë Shqipërinë e bukur edhe më cilësore për të jetuar”, thühet në njoftim.