Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGJERMANI – Shërbimet sekrete mund të monitorojnë AfD

GJERMANI – Shërbimet sekrete mund të monitorojnë AfD

Shërbimet sekrete në Bavari mund të monitorojnë në mënyrë legjitime partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe të informojnë publikun për aktivitetet e saj, vendosi sot një gjykatë në Mynih. Vendimi përmbledhës nga Gjykata Administrative e Bavarisë erdhi rreth tre javë përpara zgjedhjeve në shtetin jugor më 8 tetor. Shërbimi sekret bavarez, i njohur në Gjermani si Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës, mori vendimin në qershor të vitit të kaluar, për të monitoruar AfD-në në tërësi, duke përdorur burime publike dhe sekrete. Ai e arsyetoi vendimin në bazë të nevojës për të konstatuar ndikimin e tendencave ekstremiste brenda partisë si dhe nevojën për të monitoruar drejtimin politik të partisë. Dega bavareze e AfD-së ngriti një kërkesë urgjente ligjore kundër vendimit, që lejon autoritetet ta monitorojnë atë dhe të ofrojnë informacion për publikun, duke përmendur parimin e mundësive të barabarta për partitë politike. Pasi gjykata e Mynihut refuzoi kërkesën urgjente më 17 prill, AfD apeloi. Tashmë edhe ankesa është refuzuar. Në vendimin e saj, gjykata tha se kishte indikacione faktike që fushata e AfD-së në tërësi shfaqte aspekte antikushtetuese. Ajo vuri në dukje veçanërisht anëtarët e AfD-së që i përkisnin një grupi të shpërbërë brenda partisë të njohur si fraksioni Fluegel (Wing). Gjykata përmendi gjithashtu “fantazitë e përmbysjes” së qeverisë midis anëtarëve të degës bavareze të AfD. Për më tepër, gjykata tha se ka indikacione të shumta se politika e përgjithshme e partisë cenon dinjitetin e njerëzve të besimit islam.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments