Numri i kompanive të falimentuara në Gjermani është rritur sërish. Sipas të dhënave paraprake të Zyrës Federale të Statistikave, në mars u regjistruan 13,2% më shumë falimentime krahasuar me muajin shkurt. Në të njëjtën periudhë, numri i falimentimeve të kompanive u rrit me 10,8% krahasuar me muajin janar. Gjykatat gjermane raportuan 1 271 falimentime të kompanive, rreth një e pesta më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Shumica e kompanive të falimentuara në janar operonin në industrinë e ndërtimit me 246 raste të regjistruara, e ndjekur nga sektori i tregtisë me 204 raste.
GJERMANI–Rritet numri i kompanive të falimentuara
RELATED ARTICLES