Qeveria gjermane tha se ekonomia mund të kalojë në recesion, duke pasur parasysh se PBB-ja pritet të tkurret me 0,4% në 2023, krahasuar me vitin e kaluar, sipas te dhenave të përditësuara ekonomike.
Një vlerësim i mëparshëm i qeverisë në pranverë kishte parashikuar një rritje ekonomike modeste prej 0,4%.
“Parashikimi i përditësuar parashikon që çmimet do të lehtësohen në vitin 2024, megjithatë, norma e inflacionit pritet të jetë 2,6% vitin e ardhshëm,krahasuar me rreth 6% këtë vit”, thanë burimet.
Sipas burimeve qeveritare, qeveria gjermane ende pret që ekonomia të rimëkëmbet në të ardhmen, duke regjistruar nje rritje prej 1,3% vitin e ardhshëm dhe 1,5% në 2025.
Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck ka planifikuar të paraqesë të mërkurën parashikimin ekonomik të vjeshtës.
Parashikimi i përditësuar përmend si arsye për recesionin, çmimet e larta të energjisë, inflacionin e lartë dhe dobësimin e ekonomisë globale, e cila ka dëmtuar veçanërisht ekonominë e orientuar drejt eksportit të Gjermanisë.