Raporti i tregut të punës 2025, i hartuar nga platforma e karrierës “Xing”, tregon se ky shqetësim është në rritje,  një vit më parë përqindja ishte 14%, ndërsa tani ka arritur në 16%.

Nga 2 000 punonjësit e anketuar, rreth 29% besojnë se IA do të zëvendësojë shumë punonjës në të ardhmen. Megjithatë, qëndrimet ndryshojnë sipas moshës, vetëm 25% e të rinjve 25–34 vjeç mendojnë se shumë vende pune janë të rrezikuara, ndërsa përqindja rritet në 32% tek grupmosha 18–25 vjeç dhe tek punonjësit 55–65 vjeç.

Sipas një studimi të publikuar në nëntor nga I”nstituti Gjerman për Kërkime të Punësimit” (IAB), IA do të sjellë ndryshime të mëdha strukturore në tregun e punës, por numri total i vendeve të punës pritet të mbetet i qëndrueshëm.

Rreth 1,6 milionë vende pune do të preken nga këto ndryshime, disa do të zhduken, ndërsa të tjera do të krijohen.

Sektori i teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve IT parashikohet të përfitojë më së shumti, me rreth 110 000 vende pune të reja që mund të krijohen.

Ndërkohë, rreth 120 000 vende pune mund të humbasin në sektorë si shërbimet korporative.