Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGJERMANI : Miratim të shpejtë të ligjit të ri kundër semitizmit

GJERMANI : Miratim të shpejtë të ligjit të ri kundër semitizmit

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser ka kërkuar miratimin të shpejtë të Aktit të Promovimit të Demokracisë të paraqitur nga qeveria, në kuadër të demonstratave antisemite në Gjermani. “Ne duhet të forcojmë nismat që mbrojnë dhe mbështesin hebrenjtë tani. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë tani për Aktin e Promovimit të Demokracisë, të cilin ministrja e Familjes Lisa Paus dhe unë e prezantuam në Bundestag disa muaj më parë”, tha Faeser për gazetën “Rheinische Post”. “Diskutimet parlamentare janë shumë të avancuara, tani duhet të kalohet shpejt”, tha politikania social-demokrate (SPD). Ajo tha se ligji i ri do të nxiste dhe forconte në mënyrë të qëndrueshme nismat për të luftuar antisemitizmin. “Kjo është absolutisht e nevojshme tani”, tha Faeser. Akti i Promovimit të Demokracisë synon t’u sigurojë shoqatave dhe organizatave që punojnë për të forcuar demokracinë dhe për të parandaluar ekstremizmin një bazë më të mirë financiare në të ardhmen. “Ne nuk mund ta udhëheqim luftën kundër antisemitizmit vetëm me autoritete të forta sigurie, por duhet gjithashtu të forcojmë forcat tona sociale. Ne duhet të largojmë urrejtjen kudo, qoftë në mediat sociale, në shkolla apo në rrugë”, tha Faeser.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ