Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIGJERMANI – Inflacioni tjetër rritje rekord

GJERMANI – Inflacioni tjetër rritje rekord

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Gjermani ka shënuar një nivel rekord në muajin shtator, pas rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, sipas Zyrës Federale të Statistikave (Destatis). Inflacioni i çmimeve të konsumit u përshpejtua në 10,0% në shtator krahasuar me 7,9% në gusht. Çmimet e energjisë u rritën ndjeshëm me 43,9% krahasuar me vitin e kaluar si rezultat i luftës në Ukrainë dhe pengesave të furnizimit. Nga ana tjetër, çmimet e ushqimeve u rritën me 18,7%. Pa përfshirë energjinë dhe ushqimin, inflacioni ishte 4,6%. Kostoja e transportit regjistroi një rritje dyshifrore prej 14,0% në shtator, pas një rritjeje prej 3,7% në gusht. Çmimet e mallrave u rritën me 17,2% në terma vjetore, dhe ato të shërbimeve në tërësi u rritën me 3,6%. Inflacioni i harmonizuar me BE-në u rrit ndjeshëm në 10,9%, në përputhje me vlerësimin, nga 8,8% në muajin e kaluar. “Në terma mujore, çmimet e konsumit u rritën me 1,9%”, raportoi Destatis. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 2,2% pas rritjes me 0,4% në muajin gusht. Shifra përfundimtare përputhej me vlerësimin paraprak të publikuar më 29 shtator./http://ata.gov.al/2022/10/13/gjermani-inflacioni-tjeter-rritje-rekord/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments