Tuesday, October 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGJERMANI – Ekonomia në recesion të vazhdueshëm

GJERMANI – Ekonomia në recesion të vazhdueshëm

Produkti i brendshëm bruto (PBB) i Gjermanisë u tkurr me 0,3% në 2023, sipas shifrave paraprake të Zyrës Federale të Statistikave, duke treguar se ekonomia më e madhe e Evropës është në një recesion të vazhdueshëm. Agjencia vlerësoi se ekonomia u tkurr me 0,3% në tremujorin e katërt për të përfunduar vitin. “Zhvillimi i përgjithshëm ekonomik u lëkund në Gjermani në vitin 2023 në një mjedis që vazhdon të shënohet nga kriza të shumta,” tha sot kreu i agjencisë, Ruth Brand. Gjermania përjetoi një rritje të PBB-së prej 1,8% në vitin 2022, e cila u ngadalësua ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Shpenzimet e konsumatorit kanë rënë përballë inflacionit të vazhdueshëm, ndërkohë që eksportuesit e vendit kanë patur një kërkesë të ngadaltë globale për eksporte, duke përfshirë Kinën. Sipas të dhënave paraprake, norma mesatare e inflacionit për vitin ishte 5,9%, shifra e dytë më e lartë që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990. Shifra më e lartë u njoftua në vitin 2022, me një normë inflacioni prej 6,9%. “Pavarësisht rënieve të fundit të çmimeve, ato mbetën ende të larta në të gjitha fazat e procesit ekonomik duke krijuar një pengesë në rritjen ekonomike”, tha Brand. “Kushtet e pafavorshme të financimit për shkak të rritjes së normave të interesit dhe kërkesës së dobët të brendshme dhe të jashtme kanë shkaktuar gjithashtu ndikimin e tyre”, shtoi ai. Ekonomistët nuk parashikojnë një rimëkëmbje ekonomike në Gjermani as gjatë vitit 2024. Shumë studiues ekonomikë kanë ulur pritshmëritë e tyre në parashikimet e fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments