Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë votoi sot në favor të ligjit për legalizimin e pjesshëm të posedimit dhe kultivimit të kanabisit. Votimi i hap rrugën planit të qeverisë së koalicionit të kancelarit, Olaf Scholz për disponueshmërinë ligjore të kufizuar të kanabisit me rregulla dhe kufizime të shumta. Një shumicë prej 407 deputetësh votuan pro, 226 kundër dhe katër abstenuan. Ligji pritet të miratohet nga Dhoma e Lartë e parlamentit, ose Bundesrat, më 22 mars. Duke filluar nga 1 prilli, do të lejohet rritja e deri në tre bimë kanabis në shtëpi dhe të zotërimi i 50 gramëve . Në publik, do të lejohen deri në 25 gramë kanabis për konsum.
Nga 1 korriku, lokalet do të lejohen për kultivim të përbashkët. “Me këtë ligj do të arrijmë një ulje të ndjeshme të tregut të zi, mbrojtje më të mirë për fëmijët dhe të rinjtë dhe një produkt më të sigurt për konsumatorët”, tha ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach përpara votimit të ligjit. Ekspertja shëndetësore, Kirsten Kappert-Gonther e Partisë së Gjelbër tha se legalizimi i pjesshëm do të forcojë mbrojtjen e shëndetit dhe të të rinjve. Politikania e shëndetësisë, Kristine Lütke e koalicionit Demokratët e Lirë (FDP) tha se kjo ishte një “pikë kthese historike” drejt një qasjeje që pasqyron realitetin shoqëror. “Me kanabisin e rritur në shtëpi, konsumatorët e dinë se nga vjen”, tha ajo. Megjithatë, ka pasur gjithashtu kritika të konsiderueshme për planet nga shoqatat mjekësore, gjyqësori dhe politikanët.