Në sfondin e kërcënimit të shtuar rus për sigurinë evropiane, Badia rekomandoi një rritje deri në 50% të buxhetit aktual të mbrojtjes së vendit.

Badia i tha gazetës “Süddeutsche Zeitung” se shpenzimet duhet të rriten në 3% të produktit të brendshëm bruto (PBB), duke e tejkaluar rekomandimin e NATO-s prej 2%.

“Rritja prej 2% nuk ​​mjafton për Gjermaninë, duhet të jetë 3%”, shtoi ai.

Badia, një komandant në forcat ajrore të Gjermanisë, është gjithashtu përgjegjës për zhvillimin dhe përshtatjen e vazhdueshme të aleancës ushtarake të NATO-s.

Megjithatë, kërkesa e tij mund të jetë e vështirë për t’u arritur.

Gjermania aktualisht po përpiqet të përmbushë objektivin prej 2% me ndihmën e një fondi të posaçëm prej 100 miliardë eurosh për Bundeswehr – forcat e armatosura të vendit – të shpallur në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Shpenzimi prej 3% të prodhimit ekonomik për mbrojtjen do të kërkonte një rritje prej 40 miliardë eurosh për Bundeswehr-in, një shifër e madhe duke pasur parasysh betejat e fundit ekonomike të Gjermanisë.

Në propozimin e fundit të buxhetit të kancelarit Olaf Scholz, shpenzimet e zakonshme për mbrojtjen u rritën me vetëm 1,3 miliardë euro – në një total prej 53,25 miliardë euro.