“Giro d’Italia”, një nga turnetë më të famshëm çiklistik në botë, në maj të vitit të ardhshëm zhvendoset në Shqipëri ku do të zhvillohet tri etapat hapëse të garës.
“Giro d’Italia” lind në vitin 1909 së bashku me “Gazzetta dello Sport” dhe është një nga garat më të rëndësishme çiklistike botërore, e cila transmetohet nga media të rëndësishme në shtetin italian, por edhe nga më shumë se 200 media sportive në të gjithë botën.
Qindra çiklistë do të jenë të pranishëm përgjatë një jave duke marrë pjesë në shumë evente.
“Giro d’Italia Grande Partenza” është një event që në 114 vite histori të garës vetëm 14 herë është zhvendosur jashtë kufijve italianë.