Në 50 vjet punë të përkushtuar, ai suprizoi duke filluar nga faqet e kopertinës së ”Time”, në Hollywood e deri tek çmimi i Meritës së Republikës Italiane, i dhënë nga presidenti Mattarella. Dihet mirë se Giorgio Armani është një perfeksionist, i aftë të kontrollojë një nga një çdo dalje të një sfilate, të monitorojë nga afër çdo detaj të saj dhe të perfeksionojë çdo gjë. ”Jam pragmatik dhe racional. Veprimet e mia vijnë të gjitha nga zemra ime”, nënvizoi ai kur prezantoi librin me titull ”Për dashurinë”, disa vite më parë. “Unë jam një person krijues racional. Çdo gjë që bëj vjen nga pasioni, intuita dhe dëshira e zjarrtë për ta realizuar gjëra të bukura. Çdo ide, në fund të fundit, është fryt i dashurisë për punën, dhe kjo punë për mua është jeta ime… është një akt i vazhdueshëm dashurie”, thekson ai. Në fjalën e tij para studentëve të Universita’ ”Cattolica”, Giorgio Armani kujtoi edhe vështirësitë e jetës së tij, por falë kokëfortësisë dhe mbështetjes së njerëzve të afërt, ai tregoi se si arriti të eci përpara dhe të ngrejë në piedestal emrin dhe famën e tij