Sunday, November 24, 2024
HomeLAJMEGiorgia Meloni ndahet nga partneri

Giorgia Meloni ndahet nga partneri

Kryeministrja e ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni, është ndarë nga partneri i saj, Andrea Giambruno, një gazetar televiziv që ka bërë disa komente të seksiste, siç e theksojnë mediat ndërkombëtare

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambruno, e cila zgjati pothuajse 10 vjet, përfundon këtu,” shkroi Meloni në mediat sociale, dy ditë pasi dolën dy regjistrime jashtë transmetimit të Giambruno, një prezantues në Mediaset Diario Del Giorno, duke bërë komente seksiste për një kolege femër.

Çifti kanë një vajzë shtatë vjeçare, dhe për këtë kryeministrja Meloni shkruan: “E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam bashkë, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë ndryshuar për disa kohë dhe është koha për ta pranuar atë.”

Në klipin e parë jashtë transmetimit, të transmetuar nga një tjetër emision i Mediaset, Giambruno ankohet për kritikat ndaj flokëve të tij përpara se t’i thotë koleges së tij: “Pse nuk të kam takuar më parë unë ty?” Në regjistrimin e dytë ai dëgjohet duke i thënë një kolegeje se ka nevojë për një tjetër pjesëmarrëse në emision. “Le të kemi një treshe, madje edhe një katërshe”.

Në shtator, Meloni mbrojti Giambrunon pasi ky i fundit tha se gratë duhet “të shmangin dehjen” nëse duan të shmangin përdhunimin. Ai i bëri komentet në transmetim pas një sërë rastesh përdhunimesh. Në atë kohë, Meloni tha se fjalët e tij ishin keqinterpretuar.

‘Gafat’ e tjera në ajër të Giambrunos përfshijnë komente që mohojnë krizën klimatike. “Nxehtësia në verë nuk është një lajm i madh,” tha ai në korrik kur temperaturat arritën nivele rekord në Itali.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments