Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAGërvalla: Tema ku nuk pajtohemi 100% në aspektin teknik

Gërvalla: Tema ku nuk pajtohemi 100% në aspektin teknik

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha sot se marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira, pavarësisht se mbi disa tema nuk pajtohen plotësisht.

Ndërsa diplomatët amerikanë janë shprehur se mungesa e bashkërendimit për çështjen e përdorimit të dinarit ka dëmtuar partneritetin me qeverinë e Kosovës, ministrja Gërvalla tha se “ka disa tema ku nuk pajtohemi 100 për qind në aspektin teknik”, duke shtuar se “vënia në pikëpyetje e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka ndodhur asnjëherë”.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ajo foli edhe mbi mungesën e përparimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse çdo gjë që bëjmë në Bruksel nën ndërmjetësimin e partnerëve tanë evropianë, kohën e skadencës e ka derisa Serbia të tërhiqet, atëherë duhet vetes t’ia shtrojmë pyetjen sa ia vlen që shpenzojmë kaq shumë kohë në Bruksel për marrëveshje që në fund edhe ashtu, nuk e obligojnë Serbinë t’u përmbahet”, u shpreh ajo.

Sa i përket mundësisë që Mali i Zi të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, zonja Gërvalla tha se “do të ishte natyrisht një regres i rëndë në raportet tona bilaterale, prandaj nuk besoj se Mali i Zi do të marr një vendim të tillë”.

Zëri i Amerikës: Zonja Gërvalla nesër në mbledhjen e Komisionit për politikë dhe demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pritet të diskutohet raporti për Kosovën. Cilat janë pritshmëritë tuaja?

Donika Gërvalla: Ne mendojmë se nëse nesër krijohet kuorumi i nevojshëm për trajtimin e kërkesës për Kosovën, atëherë mendojmë që një kërkesë e tillë, pra raporti do të mund të miratohet. Dhe më lejoni të konstatoj sot se rrallë ndonjëherë në historinë e anëtarësimeve pas vitit 1990 në Këshillin e Evropës ndonjë shtet ka qenë kaq i përgatitur për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Kemi vepruar së bashku me të gjithë mekanizmat e Këshillit të Evropës, raporti është pozitiv, të gjitha detyrat e shtëpisë janë bërë, prandaj presim që gjatë marsit, gjatë prillit por edhe gjatë majit të kemi lëvizje në këtë drejtim.

Zëri i Amerikës: Zonja Gërvalla, megjithatë zyrtarë të Malit të Zi nga radhët e Partisë Demokratike Popullore proserbe lanë të kuptohet se delegacioni i tyre do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndonëse vendi e njeh pavarësinë e Kosovës. A i druheni votës në Asamblenë Parlamentare në muajin prill apo në Këshillin e Ministrave në takimin e majit?

Donika Gërvalla: Vota për anëtarësimin e Kosovës që do të jepet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të jetë një votë masive pozitive për Kosovën, të paktën kështu na tregojnë të gjitha bisedat që kemi zhvilluar deri tani ndërsa sa i përket Malit të Zi, me Malin e Zi kemi marrëdhënie të mira dhe unë nuk besoj që shtetet tona fqinje do të duhej të votonin kundër, megjithatë mbetët të shohim gjatë ditëve të ardhshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments