Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAGërvalla: Shqipëria, partneri më i dashur i Kosovës

Gërvalla: Shqipëria, partneri më i dashur i Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim homologun e saj shqiptar, Igli Hasani, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë. Ajo e ka falënderuar ministrin Hasani për vizitën dhe bisedën vëllazërore. “Së bashku me homologun tim dhe dy delegacionet tona, mbrëmjen e kaluam në Dubovik, fshatin në të cilin familja Gërvalla me dekada të tëra ka pritur miq në kohë të mira e në kohë të vështira. Ministrin Hasani e falënderova nga zemra për vizitën dhe bisedën shumë të ngrohtë dhe vëllazërore në Kullën e Gërvallajve, Shtëpinë Muze të Jusuf e Bardhosh Gërvallës. Mesazhi që përçon kjo vizitë në këtë vend dhe në prag të datës 17 janar, 42-vjetorit të atentatit në Gjermani, shkon shumë përtej një vizite zyrtare të një Ministri të Punëve të Jashtme në një vend fqinj”, ka shkruar Gërvalla në Facebook. Ajo ka thënë më tej se Republika e Shqipërisë është partneri më i dashur dhe më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës. “Thellimi dhe forcimi i marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme në të gjitha fushat, është jo vetëm amaneti i të parëve tanë, por i kontribuon zhvillimit të të dy vendeve tona dhe stabilitetit dhe paqes afatgjatë të rajonit tonë”, është shprehur më tej ministrja Gërvalla. Hasani nis sot takimet zyrtare në Kosovë në kuadër të turit treditor në rajon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ