Faqja zyrtare e presidencës dhe qeverisë së Kosovës u godit nga një sulmi kibernetik rus. Në reagimin e hakerave përmendet një fjalim i ministrit të Mbrojtjes së Kosovës për mbështetje të mundshme ushtarake të Ukrainës. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar duke deklaruar se “Rusia është duke kryer sulm kibernetik kundër Kosovës pas njoftimit tonë për ta mbështetur Ukrainën me pajisje ushtarake”. Në një postim në rrjetin social “X”, kryediplomatja e Kosovës shprehet se “Ukraina po mbrohet arsyeshëm kundër agresionit dhe gjenocidit rus dhe ne e dimë prej gjenocidit të Serbisë kundër Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”. Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thanë, se hakerat rusë kanë sulmuar faqet e institucioneve qendrore të Kosovës, të cilat gjatë ditës së martë nuk kanë qenë në funksion. Objektiv i sulmeve ishte faqja zyrtare e Presidencës së Kosovës dhe Kryeministrisë, të cilat më pas janë rikthyer në funksion.
Gërvalla: Rusia “po kryen sulm hibrid” kundër Kosovës
RELATED ARTICLES