Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAGërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk...

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha sot në një intervistë për Zërin e Amerikës, se qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë variantin e propozuar nga Bashkimi Europian për themelimin e Asociacionit nëse Serbia nuk zbaton detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit. “Ne nuk e zbatojmë atë draft, që është në kuadër të procesit të Brukselit, pa u zotuar Serbia që edhe ajo të zbatojë pjesën e saj të punës. Prandaj duhet t’i ndajmë gjërat ose po e trajtojme Asociacionin në Bruksel ose po e trajtojmë në Kosovë. Por dy proceset nuk mund t’i lidhim bashkë”. Zonja Gërvalla tha se vjeshtën e kaluar qeveria e Kosovës dërgoi komentet e saj mbi këtë variant të BE-së, por deri tani nuk ka marrë përgjigje. “Ai dokument në formën që është dhe në suazat që është dorëzuar nuk është në gjendje të dorëzohet nga ana jonë në Gjykatën Kushtetuese”. Mosmarrja e masave konkrete drejt krijimit të Asociacionit pamundësoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Zonja Gërvalla i cilësoi si “politike, të padrejta dhe të paarsyeshme kërkesat e disa vendeve të Bashkimit Europian, që Prishtina të hedhë hapa konkrete drejt krijimit të Asociacionit me qëllim anëtarësim në Këshill. Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, ministrja Gërvalla tha qeveria është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, kurdo që opozita është e gatshme, por nëse për këtë ka konsensus mes të gjitha forcave politike. “Ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje me partnerë selektivë nga opozita”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments