Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAGërvalla kërkon mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për njohje nga pesë vendet e...

Gërvalla kërkon mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për njohje nga pesë vendet e BE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha sot në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se presin që gjatë vitit të ardhshëm Kosova të bëhet anëtare në Këshillin e Evropës. Ministrja e Gërvalla foli edhe për shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Ajo kërkon mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për njohje nga pesë vendet e BE-së. “Gjatë këtij viti gjithashtu kemi bërë progres të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Me gjithë lobimin masiv dhe agresiv të Serbisë dhe aleatëve të saj, Kosova e ka kaluar me sukses votimin në Këshillin Ministror. Gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojmë të punojmë intensivisht për të mundësuar anëtarësimin sa më të shpejt në këtë institucion nga më të rëndësishmit jo vetëm për subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, por edhe realizimin e të drejtave individuale të qytetarëve tanë. Edhe me shtetet jo njohëse kemi pasur përparim të dukshëm në marrëdhëniet bilalterale në fusha të ndryshme. Kemi luftuar me sukses fushatën për çnjohje të Serbisë. Vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës kanë kryesisht arsye të brendshme politike për këtë. Mirëpo, edhe pse jemi të ndërgjegjshëm që për t’i bindur shtetet për njohjen e Kosovës na nevojitet edhe mbështetja e partnerëve, miqve dhe aleatëve tanë”, thekson Gërvalla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ