Numri i të vdekurve pas sulmeve ajrore izraelite, të kryera mbrëmë vonë në Rripin e Gazës, arriti në të paktën 17, shkruan agjencia palestineze WAFA duke cituar burime mjekësore. Të paktën 15 persona vdiqën në Al-Zawaida, ku përveç çadrave me persona të zhvendosur, u goditën edhe shtëpi. ”Një trup i dytë u gjet gjithashtu nga nën rrënojat në lagjen ‘Sheikh Radwan’, në veri të qytetit të Gazës”, shton WAFA duke përditësuar numrin e përkohshëm për të gjithë Rripin e Gazës. Ndërkohë, SHBA tha dje se mbetej optimiste në lidhje me negociatat për një armëpushim në konfliktin e Gazës dhe njëkohësisht po bën thirrje për një gatishmëri për kompromis. “Po, ne besojmë se mund të arrijmë atje, por do të kërkojë një lidership shtesë dhe një kompromis shtesë, dhe do të kërkojë që ekipet nga të dyja palët të jenë të gatshme të bashkohen dhe të pasqyrojnë këto detaje përfundimtare”, deklaroi drejtori i Komunikimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby për CNN. Negociatat u shtynë për një javë.