Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEGaz nga Saharaja për në Evropë?

Gaz nga Saharaja për në Evropë?

Nigeria, Nigeri dhe Algjeria kërkojnë me këmbëngulje ndërtimin e gazsjellësit të planifikuar. Po a mjaftojnë vullneti politik dhe mjetet financiare për të ndërtuar projektin gjigant? Projekti gjigant nuk është gjë e re: tri shtete që shtrihen në shkretëtirë kërkojnë të ndërtojnë një gazsjellës që kalon nëpër Sahara. Që prej më shumë se një dekade më parë pëfaqësues të vendeve nga Nigeria, Nigeri dhe Algjeria u takuan për të bërë planet e projektit. Por planet u lanë mënjanë. Tani ministrat e energjisë nënshkruan në fund të muajit korrik një deklaratë ku shpjegojnë synimet e tyre. Nëse gazsjellësi ndërtohet ai mund të ofrojë për Europën një alternativë kundrejt furnizimeve me gaz nga Rusia. Mungesë vullneti politik Ekspertët mendojnë se do ende shumë kohë deri sa gazi të rrjedhë nëpër gazsjellës për të ardhur në Evropë, disa thonë se duhen më shumë se dhjetë vjet. Isaac Botti sheh tek mungesa e vullnetit politik sfidën më të madhe për ndërtimin e gazsjellësit: “Mua më duket se kemi të bëjmë vetëm me një detyrim të shkruajtur në letër, që nuk ndiqet nga veprat,” thotë Botti, analist për financat publike në Abuja, kur flet në një intervistë me Deutsche Wellen. Ai thekson se mungojnë kushtet politike dhe mjetet financiare. “Qeveria nigeriane është furnizuesi kryesor i gazit, po ashtu si partneri algjerian. Kur të krijohet vullneti, Nigeria duhet të kujdeset, që projekti të fillojë,” thuhet në një vlerësim. Lufta në Ukrainë krijon mundësinë për vendet afrikane që të hyjnë në tregjet botërore. Për të furnizuar gaz dhe për të mbuluar nevojat në gjithë botën. Investitorët do të vijnë kur të binden për seriozitetin e planeve. Që me fillimin e luftës në Ukrainë, shumë vende europiane janë duke kërkuar me çdo kusht shtimin e importeve të gazit nga vende të tjera, përveç Rusisë. Projekti në Afrikë do të kushtojë gati 13 miliardë dollarë, disa burime flasin për deri 20 miliardë dollarë. Ai parashikon transportimin në Algjeri të miliarda metrave kubikë gazi nga Nigeria, nëpër gazsjellësin trans-saharian 4 mijë kilometra të gjatë (TSGP ose nga Nigali) nëpër Niger. Nigeri: Varfëri e madhe dhe rezerva të mëdha gazi Një mijë kilometra të gazsjellësit kalojnë nëpër Nigeri, 800 në Niger dhe më shumë se 2300 kilometa në territorin algjerian. Nga Algjeria, gazi duhet të sillet në Itali nëpërmjet gazsjellësit ekzistues Transmed ose duhet të ngarkohet në cisternat e gazit të lëngshëm për tu eksportuar. TSGP duhet të furnizojë tregjet përgjatë rrugës nëpër Sahara. Nga delta e Nigerit rreth 30 miliardë metra kubikë gaz duhet të kalojnë çdo vit nëpër tubat transportues për në Algjeri. Nigeria ka faktikisht rezervat më të mëdha të naftës në kontinent dhe është që tani eksportuesi i dytë më i madh i Afrikës, pas Algjerisë. Dhe potenciali është ende i madh, thotë Botti. “Nigeria zotëron një nga rezeverat më të mëdha të botës me gaz, rreth pesë bilionë metra kubikë, me një kapacitet nxjerrës prej 85 miliardë metra kubikë në vit, dhe vlera e pasurisë që mund të nxirret nga ky projekt është mbi 800 miliardë euro,” llogarisin ekspertët e financave. Në kontradiktë të madhe më këtë pasuri është varfëria dhe mungesa e stabilitetit të Nigerisë, një realitet që i bën planet për ndërtimin e gazsjellësit jo realiste. Terrori dhe dhuna janë përhapur në veriun mysliman të vendit. Atje shpesh ndodhin rrëmbime dhe sulme të kryera nga grupi terrorist islamik, Boko Haram. Ekspertët flasin për një rrezik latent sigurie. Një zhvillim tjetër që mund të trembë investitorët është se duke pasur parasysh pasojat gjithnjë e më të mëdha të ndryshimit të klimës, Bashkimi Europian, prej vendeve anëtare të së cilës varet suksesi i gazsjellësit sepse ata janë ata që do blejnë gazin, ka bërë plane që mbas vitit 2030 të emëtojë në atmosferë të paktën 55 përqind më pak CO2. Gazi natyror i nxjerrë nga fosilet është më eficient se sa qymyri dhe nafta dhe vlerësohet si teknologji lidhëse më pak e dëmshme. Në afat të gjatë Europa është duke u përgatitur që të kalojë më shumë në prodhimin e hidrogjenit ekologjik. Synimi: Përdorimi i fitimeve për zhvillimin Fitimet e nxjerra nga nafta janë duke u shtuar në Nigeri, megjithatë vendi ka vështirësi të mëdha financiare. Në tremujorin e parë të këtij viti, borxhet shtetërore u rritën sipas të dhënave zyrtareme 41 bilionë naira, që janë rreth 93 miliardë euro. Kjo krijon një hendek të madh tek të ardhurat, thotë Botti dhe kërkon mbështetje tek shoqëria civile, si force nxitëse: Ajo duhet të bëjë më shumë për buxhetin e zhvillimit dhe progresin politik. “Aksionet më të shumta të saj, megjithëse kemi të bëjmë me një lëvizje të gjallë, përqëndrohen tek sektori i naftës dhe jo tek sektori i gazit.” Një faktor tjetër është lufta për pushtet. Sipas Bottit, politikanët duhet t’i lenë mënjanë diferencat partiake në mënyrë që të përdorin fitimet financiare që vijnë nga një gazsjellës i tillë për zhvillimin e vendit dhe për investime në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë. Një qeveri e re, e krijuar pas zgjedhjeve presidenciale të 2023, mund të bëjë më shumë në këtë drejtim, shpreson Botti. Algjeri: Rritje e hapësirës për manovrim Megjithatë analisti algjerian Brahim Kas, sheh tek të tre vendet një vullnet “të vërtet” politik për të nxitur ndërtimin e gazsjellësit. “Ai është me siguri shumë më i madh se në vitet 2000. Kriza gjeopolitike e gazit është sot më e madhe, më akute dhe do zgjasë për një periudhë më të gjatë,” thotë analisti politik në intervistë me Deutsche Wellen. Algjeria ka kapacitetete teknike dhe sidomos financiare për ndërtimin dhe me rritjen e çmimit të gazit dhe të naftës është rritur shumë edhe hapësira për të manovruar, thotë eksperti që jeton në Paris. Gazsjellësi ekzistues TransMed lidh Algjerinë me Tunizinë dhe Italinë. “Këtë vit Algjeria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje për të rritur kapacitetet e prodhimit që këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Kështu TransMed do të kalojë në kapacitetin maksimal,” menton Kas. Kjo duhet të motivojë Bashkimin Europian që të merret edhe me një projekt tjetër: Gazsjellësin Galsi, ndërtimi i të cilit u ndërpre për arsye ekologjike, thotë Kas. Për të furnizuar Europën, ai do të kalonte nga Algjeria nëpër Korsikë dhe Sardenjë. Algjeria mund ta ndërtojë këtë segment, por për këtë kërkon që vendet europiane të japin premtime afatgjata për të marrë gazin: “Ata mund të thonë papritur, se nuk u duhet më gazi afrikan, thotë Kas, prandaj Algjeria kërkon të sigurohet me një premtim konkret të importeve.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614933

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments