Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEGati plani për kursim energjie me orar

Gati plani për kursim energjie me orar

Kryeministri Edi Rama, sot në Pogradec në mbyllje të takimit dyditor me kryebashkiakët vendor tha se, qeveria ka garantuar deri më tani të mos rrisë çmimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset. Rama theksoi se, “sot energjia shitej, çmimi më i ulët 492.7 euro, çmimi tavan 600 euro megavat. Sot një vit përpara është shitur mes 90 dhe 98 euro. Ajo që ka ndodhur sot është që Shqipëria, nuk ka arritur të blej të gjithë sasinë që kemi nevojë. Kjo është sfida e përditshme dhe kush thotë që dua edhe këtë edhe këtë investime. Duhet të këtë parasysh që këtë parasysh që diferencën e tmerrshme mes 90 dhe 600 ta paguajë buxheti i shtetit që të mos e paguajmë familjet e bizneset e vogla”. “Flasim me shumë të drejtë njerzit për rritjen e inflacionit. Ne bëm një paketë, por nëse do vijë dita që ne do duhet të prekim energjinë dhe do të duhet tu themi njerëzve që kjo fatura tu rrit, aty do ta kuptojnë të gjithë se ca do të thotë kjo kohë që po jetojmë. Dhe fakti që kjo nuk po ndodh është se qeveria jonë nuk po e lë të ndodhë”, u shpreh Rama. Kryeministri theksoi se, qeveritë gjykohen për atë që ndodh dhe rrallë mund të pretendosh që të gjykojnë për atë që nuk e lë të ndodhi. Kjo që nuk po lëmë të ndodhë ka një kosto. “Kjo kohë e ka këtë të keqe por ka edhe një të mirë nëse duam ta shohim. Na jep mundësinë të bëhemi më të zgjatur në mënyrën sesi shpenzojmë, në mënyrën sesi nuk lejojmë shpenzimet e tepërta. Psh 6 herë më shumë punonjës në UKT, më tepër se çduhet. Duhet filluar të bëhen disa prerje dhe të mblidhen disa fonde nga aty që shpenzohen në mënyrë jo eficente”, tha Rama. Rama bëri apel për të kursyer përdorimin e energjisë elektrike, teksa bëri të ditur se, qeveria ka gati planin për shkurtimin e energjisë, me fasha orare. “Është përgatitur plani i shkurtimeve. Flasim edhe deri në shkurtime tërësore të furnizimeve me energji. Ne e kemi bërë këtë plan, por është emergjencë. Njerëzit duhet të fillojnë të kursejnë. Pse duhen ndezur dritat tani? Pronarit këtu nuk i vjen fatura e merituar se po t’i vinte, edhe librat do t’i lexonte me neonin e rrugës në darkë. Kjo është gjëja me të cilën duhet të merremi. Edhe ju duhet të përfshihemi. Jo vetëm kur kërkoni dopio ura, të kuptoni që vizioni është i duhuri por jo momenti, por edhe të sensibilizohen njerëzit. I keni parë shepnzimet e energjisë elektrike në bashki? Shikojini. S’po themi gjëmoni sustat për të fikur dritat në kryeministri edhe kur s’ka krizë, por mentaliteti i të jetuarit në kohë të vështirë duhet të kultivohet që të bëjmë çfarë mundemi”,http://ata.gov.al/2022/07/23/rama-gati-plani-per-kursim-energjie-me-orar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments