Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREG7 vendos kufirin për çmimin e naftës

G7 vendos kufirin për çmimin e naftës

Ministrat e financave të Grupit të Shtatëshes (G7), kanë njoftuar se planifikojnë të zbatojnë një kufi çmimi për naftën ruse. Kufiri do të ndihmojë në luftën kundër inflacionit duke i dhënë një goditje aftësisë së Moskës për të financuar luftën në Ukrainë. Deklarata e bë nga Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen. Plani i kufirit të çmimit të naftës është “projektuar në mënyrë specifike”, për të reduktuar të ardhurat ruse dhe dëmtuar aftësinë e saj për të “financuar luftën e saj agresive”, thuhet në marrëveshje. Dokumenti i plotë i hartuar nga ministrat e financave të G7-s, thotë gjithashtu se kufiri i çmimit është vendosur për të kufizuar “ndikimin e luftës së Rusisë në çmimet globale të energjisë, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”. Dokumenti pretendon se kjo do të funksionojë, duke “lejuar vetëm ofruesit e shërbimeve që të vazhdojnë të bëjnë biznes në lidhje me naftën ruse në det dhe produktet e naftës të shitura me ose nën kufirin e çmimit”. Kjo do të arrihet, thotë dokumenti, duke parandaluar kompanitë e transportit detar të që transportojnë naftën ruse përmes detit, nëse ajo nuk është blerë nën kufirin e çmimit. Nuk ka ende asnjë detaj se në çfarë niveli do të vendoset kufiri, por dokumenti thotë se kjo “do të komunikohet publikisht në mënyrë të qartë dhe transparente”. Përpara njoftimit të G7-s sot, Kremlini paralajmëroi se vendosja e një kufiri çmimi për eksportet ruse të naftës do të sjellë si pasojë hakmarrjen ruse. “Kompanitë që vendosin një kufi çmimi nuk do të marrin naftë ruse,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Qëllimi i tavanit të çmimeve është që të frenojë fitimet ruse të naftës, të cilat po e ndihmojnë në financimin e luftës kundër Ukrainës. “Miratimi i një vendimi të tillë do të çojë në destabilizimin e konsiderueshëm të tregjeve të naftës,” paralajmëroi Peskov. Çmimet botërore të naftës dhe gazit janë rritur. BE planifikon të vendosë një embargo ndaj naftës së papërpunuar ruse nga që nga 5 dhjetori. Embargo do të zbatohet për naftën e papërpunuar të dërguar me cisterna si dhe për shumicën e furnizimeve me tubacione. Kina dhe India – partnerët kryesorë tregtarë për Rusinë – mund të mos ndjekin politikën e G7-ës për naftën ruse, thonë analistët. Ata nuk i janë bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.https://lajme.rtsh.al/artikull/g7-vendos-kufirin-per-cmimin-e-naftes-ruse-reagon-kremlini

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments