Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIG7: Vendet e varfra, në zinxhirët e furnizimit

G7: Vendet e varfra, në zinxhirët e furnizimit

Ne angazhohemi për të fuqizuar së bashku vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për të luajtur role më të mëdha në sigurimin dhe diversifikimin e zinxhirëve të furnizimit global, duke kombinuar financat, njohuritë dhe partneritetete, tha G7 përpara një takimi të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, në Uashington. Sipas G7, këto do të ndihmojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e elasticitetit të zinxhirit të furnizimit në nivel global. “Shkalla e lartë e përqendrimit të materialeve të prodhimit të teknologjisë së lartë është një shkak për shqetësim”, sipas një deklarate të përbashkët të ministrave të Financave dhe drejtuesit e bankave qendrore të vendeve kryesore të industrializuara. Deklarata e së mërkurës nuk e përmendi Kinën, e cila dominon disa sektorë të teknologjisë si gjysmëpërçuesit. G7 tha se po kërkonte partnerë të mundshëm dhe se blloku mund të ofronte stimuj tatimorë, subvencione dhe kredi publike. G7 përfshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Italinë, Kanadanë dhe Japoninë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments