Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREG7: Të Zbatohen plotësisht sanksionet ndaj Rusisë

G7: Të Zbatohen plotësisht sanksionet ndaj Rusisë

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë(G7) të demokracive të industrializuara deklaruan se do të intensifikojnë, koordinojnë dhe “zbatojnë plotësisht sanksionet Rusisë për luftën e saj në Ukrainë. “Ne mbetemi të përkushtuar në intensifikimin e sanksioneve kundra Rusisë, duke koordinuar dhe duke i zbatuar plotësisht ato dhe duke kundërshtuar përpjekjet e Rusisë dhe palëve të treta për të shmangur dhe minuar masat tona të sanksioneve“, deklaruan ministrat në një deklaratë të përbashkët të miratuar në përfundim të një takimi në Karuizawa, Japoni. “Ne përserisim thirrjen tonë ndaj palëve të treta që të ndërpresin ndihmën për luftën e Rusisë, ose të përballen me kosto të rënda” vazhdoi deklarata. ”Ne do të forcojmë koordinimin për të parandaluar dhe për te ju përgjigjur palëve të treta që furnizojnë me armë Rusinë dhe do të vazhdojmë të ndërmarrin veprme kudrent atyre që mbeshtesin materialisht luftën e Rusisë kunder Ukrainës”, shtojnë ata. G7 i kërkoi Rusisë të tërhiqet menjëherë dhe pa kushte nga Ukraina dhe dënoi retorikën nukleare të Moskës dhe njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin për vendosjen e armëve bërthamore ne Belarus. ”Përdorimi i armëve kimike, nukleare ose bërthamore do të rezultonte në pasoja serioze”, shtoi më tej grupi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments