Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREG7: Të vendosur për të vazhduar mbështetjen ushtarake për Kievin

G7: Të vendosur për të vazhduar mbështetjen ushtarake për Kievin

Anëtarët e G7 kanë rikonfirmuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën në ushtrimin e të drejtës së saj për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus, duke përfshirë dhënien e ndihmës ushtarake dhe të mbrojtjes. Kjo mund të lexohet në dokumentin përfundimtar të takimit të ministrave në Konferencën e Mynihut, e para nën presidencën japoneze ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm, ukrainas Dmytro Kuleba. G7 theksoi përpjekjet e bashkërenduara të partnerëve në ofrimin e ndihmës energjetike për të zbutur efektet e sulmeve brutale të Rusisë ndaj civilëve dhe infrastrukturës së rëndësishme. “Retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë është e papranueshme dhe çdo përdorim i armëve kimike, biologjike ose bërthamore ose materialeve të ngjashme do të kishte pasoja të rënda” tha G7 në deklaratën pas takimit të ministrave në Mynih. “Duhet të ketë ndëshkim për krimet e luftës dhe mizoritë e tjera, duke përfshirë sulmet ndaj popullsisë civile dhe infrastrukturës dhe deportimet e detyruara të civilëve ukrainas në Rusi”, thanë ministrat e G7 në dokument. Ata rikonfirmuan angazhimin e tyre për të vendosur përballë përgjegjësisë presidentin Putin dhe udhëheqjen ruse, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe për të ruajtur dhe intensifikuar sanksionet kundër Rusisë me qëllimin për të kufizuar përpjekjet e saj luftarake. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments