Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREG7 bën thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve nga Gaza

G7 bën thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve nga Gaza

Ministrat e Jashtëm të G7 bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve nga Rripi i Gazës. Në një deklaratë, grupi i vendeve të industrializuara ”përshëndeti lirimin e disa prej pengjeve të kapur më 7 tetor nga Hamasi dhe organizata të tjera terroriste, dhe pauza e kohëve të fundit që ka lejuar një rritje të ndihmave humanitare”. “Ne, si G7, kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve. Ne bëjmë thirrje për largimin e lehtësuar të të gjithë shtetasve të huaj”, thuhej në deklaratë. “Ne theksojmë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe popullin e tij, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, pasi ai kërkon të parandalojë përsëritjen e sulmeve të 7 tetorit”, thesojnë vendet e G7. Rreth 240 persona ishin rrëmbyer në Rripin e Gazës gjatë sulmeve terroriste të 7 tetorit në jug të Izraelit nga Hamasi dhe grupe të tjera militante.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments