Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT“Future Champions”, vlerëson Mario Mitaj mes talenteve botërorë

“Future Champions”, vlerëson Mario Mitaj mes talenteve botërorë

Observatori i futbollit, “CIES” ka publikuar së fundmi raportin mujor me listën e futbollistëve të rinj më premtues, “Future Champions” të cilët janë pjesë e kampionateve të ndryshme në botë dhe që i përkasin vitlindjes 2003 ose më vonë. Kjo listë është bazuar jo vetëm në minutat e luajtura të futbollistëve në kampionat me klubet përkatëse, por edhe në minutazhin që kanë pasur në ekipet kombëtare gjatë këtij viti si dhe nëse i kanë nisur ndeshjet nga minuta e parë e takimit. Në këtë listë renditet edhe mbrojtësi i talentuar i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij fantastike në radhët e ekipit kuqezi. Talenti shqiptar, i cili luan me Lokomotivën e Moskës, ka marrë këtë vlerësim të rëndësishëm nga Observatori i Futbollit, duke u renditur si i 14-ti në listën e 30 lojtarëve më të mirë të moshës së tij, të cilët luajnë në krahun e majtë të mbrojtjes. Në këtë listë, Mario Mitaj renditet përkrah emrave të tillë si Balde, futbollist i Barcelonës, Colwill, lojtar i Chelsea-t, Netz, futbollist i Borussia M’gladbach e të tjerë. Vlerësimi që i bëhet lojtarit kuqezi është një lajm i mirë jo vetëm për vetë Mitajn, por edhe për Kombëtaren shqiptare. Mario Mitaj shkëlqeu këtë sezon me ekipin kombëtar, duke u kthyer në një mur për kundërshtarët e Shqipërisë në fushatën eliminatore “Gjermani 2024”. Tashmë, mbrojtësi i majtë shqiptar është një lojtar që duhet mbajtur nën vëzhgim… Observatori i futbollit “CIES” është një grup kërkimor brenda Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive, një qendër studimi e pavarur, me seli në Zvicër, e specializuar në analizën statistikore të futbollit dhe është krijuar në 2005 nga Dr. Raffaele Poli dhe Dr. Loïc Ravenel.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ