Fushë-Studëni , një pikturë natyrore në zemër të Shebenikut

0
7

Fshati Fushë-Studën në Librazhd, i mbuluar nga dëbora ofron një pamje piktoreske në këto ditë dimri.

I kthyer në një prej destinacioneve më të frekuentuara në vend sa i përket turizmit malor, ky fshat t’i ofron të gjitha: ajrin, ujin dhe natyrën e bukur, e cila është kurorëzuar me një liqen që vit pas viti tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Gjithashtu në pamje shihet edhe liqeni i Fushë-Studënit, i cili ka marrë një pamje spektakolare, ndërsa i rrethuar nga bardhësia e borës i ngjan një pikture natyrale fantastike.

Fushë-Studëni ndodhet në njësinë administrative Stëblevë (Librazhd) dhe është një ndër atraksionet më të bukura të Parkut Kombëtar të Shebenikut.