Parku Kombëtar i Shebenikut është kthyer në destinacionin turistik më të preferuar edhe nga të huajt që vizitojnë qarkun e Elbasanit.

Simboli i Fushë Studënit është liqeni, i cili ndodhet rrëzë pyllit të ahut, çka i jep atij një pamje tepër piktoreske, dhe tërheq mijëra turistë vendas dhe të huaj.

Fushë Studëni, nga pozicioni gjeografik, pasuritë natyrore, traditat kulturore, ka mundësuar dhe mundëson një turizëm malor të veçantë.

Ardhja e vizitorëve për peshkim, ecje sportive, alpinizëm, tregon se Fushë Studën është një ndër vendet më të preferuara të parkut.