Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se për shkak të rehabilitimit të segmentit Fushë-Krujë – Thumanë do të devijohet qarkullimi i mjeteve që lëvizin në këtë aks. Sipas ARRSH-së punimet nisin nesër dhe do të zgjasin 21 ditë. ARRSH publikoi dhe planin e menaxhimit të trafikut, ndërsa informoi se do të vendosen edhe tabelave informuese për çdo devijim duke orientuar drejtuesit e mjeteve për rrugën që do të ndjekin. Puna do të realizohet me segmente pjesore, me devijime rrugësh alternative, me qëllim që të mos sjellë ndërprerje të qarkullimit të trafikut. 4 ditët e para do të punohet në segmentin Kryqëzim Luz–Kryqëzim Borizanë, ku sensi i lëvizjes Tiranë–Milot do të qarkullojë nëpërmjet rrugës alternative në segmentin Kryqëzim Luz–Qendër Borizanë–Kryqëzim Borizanë. Duke filluar nga dita e pestë deri në ditën e gjashtë, puna do të vijojë në segmentin Kryqëzim Borizanë–Rrethrrotullimi Thumanë. Sensi Tiranë – Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Borizanë–Qendër Borizanë–Thumanë-Rrethrrotullimi Thumanë. Më pas do të vijojë lëvizjen normale në drejtim të Milotit. Duke filluar nga dita e shtatë deri në ditën e nëntë, puna do të vazhdojë në segmentin Rrethrrotullimi Thumanë-Kryqëzim Borizanë. Sensi Tiranë–Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Borizanë-Qendër Borizanë-Thumanë-Rrethrrotullimi Thumanë. Duke filluar nga dita e dhjetë deri në ditën e katërmbedhjetë, puna do të vazhdojë në segmentin Kryqëzim Borizanë-Kryqëzim Luz. Sensi Tiranë-Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Luz-Qendër Borizanë-Kryqëzim Borizanë. Duke filluar nga dita e pesëmbëdhjetë deri në ditën e shtatëmbëdhjetë, puna do të vazhdojë në segmentin Degëzim Y-Kryqëzim Luz. Sensi Tiranë–Milot do të kalojë në segmentin Degëzim Y – Fushë-Krujë-Unazë-Kryqëzim Luz. Duke filluar nga dita e tetëmbëdhjetë deri në ditën e njëzet e një, puna do të vazhdojë në segmentin Kryqëzim Luz-Degëzim Y. Sensi Tiranë-Milot do të kalojë në segmentin Degëzim Y – Fushë-Krujë-Unazë-Kryqëzim Luz. atsh