Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se fushata ndërgjegjësuese e MSHMS-së për dhurim vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe të gjithë atyre që kanë nevojë jetike për gjak është shtrirë në të gjithë vendin. Koçiu ndau në rrjete sociale foto nga ky proces ku janë përfshirë punonjës të institucioneve qendrore dhe vendore që i janë bashkuar fushatës së MSHMS-së për dhurim vullnetar të gjakut. “Punonjës të Bashkisë Fier dhe të institucioneve të tjera në këtë qytet, të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Bashkisë Tiranë, na janë bashkuar në këtë fushatë kaq humane dhe jetike”, tha Koçiu.