Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALEARSIMFushata e rekrutimeve në Forcat e Armatosura deri më 9 janar

Fushata e rekrutimeve në Forcat e Armatosura deri më 9 janar

Armela Murati është pilotja e parë shqiptare e cila është pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, por ajo shpreson që shumë shpejt pret që të ketë edhe vajza të tjera pilote te FA. “Unë sapo i kam hyrë kësaj pune dhe mund të them se ka sfidat por ka dhe kënaqësitë e veta mezi pres për të ardhmen pasi shumë shpejt do të pajisemi me helikopterët black choch kështu që presim shumë shpejt që të nisim trajnimin”, tha pilotja e parë femër Armela Murati. Për të vijuar fushatën e promovimit, dhe të rekrutimit të të rinjve për t‘u bërë pjesë e FA, ministri I Mbrojtjes Niko Peleshi dhe drejtues të Qendrës së Personel Rekrutimit u ndalën në qytetin e Elbasanit. “Absolutisht që ka pasur interes nga djemtë dhe vajza të reja. Gjatë të gjithë vitit kryejmë fushata të tilla për rekrutimin e Forcave të Armatosura. Një ushtar në Forcat e Armatosura gjen një karrierë të sigurt, është i mirë paguar, i mirë trajnuar”, tha Kolonel Fadil Ciroku, Komandant i Qendrës Personel-Rekrutim. Fushata për t’u bërë pjesë e FA do të vijojë deri më datë 9 janar, duke u shtrirë në shumë qytet të vendit, ku përmes ditës së hapur, jo vetëm promovohet teknika dhe pajisjet por shpërndahet informacion për të rinjtë . Rekrutët e rinj trajtohen jo vetëm financiarisht por edhe me përshirjen në skema të ndryshme sociale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments