Fushata ka nisur në aksin Tiranë-Milot dhe do të vijojë në ditët në vijim edhe në akset kryesore kombëtare të vendit.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo nismë synon rritjen e sigurisë rrugore, evidentimin e mjeteve me mangësi ligjore, garantimin e kryerjes së rregullt të kontrollit teknik, si dhe forcimin e ndërgjegjësimit të drejtuesve të mjeteve mbi detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi.
Fushata mbështetet në përdorimin e metodave dhe teknologjive inteligjente të monitorimit, duke synuar modernizimin e proceseve të kontrollit dhe rritjen e efikasitetit në administrimin e transportit rrugor.
DPSHTRR thekson se ky bashkëpunim ndërinstitucional përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të standardeve të sigurisë dhe forcimit të zbatimit të ligjit në sektorin e transportit rrugor.





