Problemet e furnizimit me energji elektrike në zonat turistike të Razës, Bogë, dhe Thethit pritet të marrin fund brenda këtij viti. Drejtori rajonal i OSHEE Rajoni Verior Armando Zhuka tha se puna për lindjen e re 35kë do të nisë gjatë muajit të ardhshëm.

“Është përfunduar projekti dhe po kalon për shqyrtim të miratimit të fondit ku do të zhvillohet një linjë e re 35 kë. Do të filloj nga nën stacioni i Malësisë së Madhe ku stacioni i parë do të jetë në Razëm, i dyti do të jetë në Bogë dhe i treti do të jetë në Theth”, u shpreh Armando Zhuka, Drejtor rajonal OSHEE.

Linja e re e cila do të këtë 3 stacione në Razëm, Bogë dhe Theth pritet ti japë fund një herë e mirë defekteve në këto zona turistike.

Sa herë ka reshje shiu apo erë të fortë përcjellësit e linjës Razëm-Bogë pësonin defekt duke lënë në errësirë banorët dhe bizneset atje. Me investimin e ri Zhuka thotë se këto zona nuk do të kenë më problematika sa I takon furnizimit me energji elektrike.