Vijon puna për përmirësimin e infrastrukturës së ujitje-kullimit në bujqësi, nëpërmjet drejtorive rajonale të Ujitjes dhe të Kullimit Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur se veç masave të marra në periudhën janar-maj 2023, për vënien në gatishmëri të kanaleve kryesore ujitëse, po kryhet monitorimi edhe gjatë javëve të fundit me temperatura të nxehta, për të vazhduar furnizimin me ujë në kapacitete maksimale të këtyre kanaleve ujitëse, të cilat mundësojnë furnizimin për kanalet e dyta dhe të treta që mbulojnë me ujitje rreth 100 000 ha toka bujqësore. Gjithashtu, theksoi Krifca, drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit po punojnë me intensitet për kryerjen e remonteve të 27 hidrovoreve si dhe pastrimin e kanaleve kryesor kullues, për të mundësuar një infrastrukturë të kullimit optimale para fillimit të sezonit me reshje, duke eliminuar rrezikun e përmbytjeve të tokave bujqësore dhe sigurimin e një sezoni të mbarë prodhimi për fermerët tanë edhe gjatë muajve në vijim. atsh
Furnizim me kapacitete maksimale të kanaleve ujitëse
RELATED ARTICLES